Një shtetas Britanik i cili përdori AI për të krijuar materiale të abuzimit seksual me fëmijët është dënuar me 18 vite burg sipas The Guardian.
27-vjeçari Hugh Nelson krijoi imazhe nga përdorur fotografi të vërteta të fëmijëve të cilat u manipuluan përmes AI. Nelson u arrestuar për 16 akuza të abuzimit me fëmijët në muajin Gusht pas një hetimi të gjatë të policisë.
Ky është arrestimi dhe dënimi i parë i këtij lloji në Britani. Nelson përdori softuer modelimi quajtur Daz 3D për të prodhuar imazhet. Programi ka një suitë mjetesh AI, që ai e përdoret rregullisht për transformimin e fotove të zakonshme të fëmijëve në foto të abuzimit seksual.
Policia e Mançesterit tha se ai i kishte shitur këto imazhe online e madje në disa raste kishte ofruar edhe shërbimin e krijimit të tyre. Policia tha se Nelson kishte fituar 6,500 dollarë duke shitur imazhe online.
Ai u kap ndërsa po përpiqej ti shiste imazhe një agjenti sekret online. Për ta bindur të blinte imazhet ai i tha policit të gjitha veprimet e paligjshme që kishte bërë.
/PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al