Një shqiptar ndëshkon Bayernin në derbin bavarez

1 minut lexim

Një shqiptar ndëshkon Bayernin e Mynihut. Sulmuesi Mërgim Berisha ka shënuar golin e avantazhit për Augsburgun, në minutën e 58’ të derbit bavarez, pas një aksioni mjaft të bukur, ku mbeti i lirë pranë pikës së penalltisë dhe mposhti Neuer.

Mërgim Berisha iu bashkua Augsburgut në merkaton e janarit të vitit të kaluar dhe këtë sezon po bën mjaft mirë, teksa edhe fundjavën e kaluar u bë protagonist me një asist në golin e fitores së skuadrës së tij.

Sulmuesi ka luajtur me Gjermaninë U21, ndërsa tani nuk e ka ndarë mendjen ende se për cilën përfaqësuese do të luajë, megjithatë gjasat janë që presë sërish “panzerat”, me shpresën që falë formës së mirë, do të marrë një ftesë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aleanca për Shqiptarët Kongresin partiak do t’a mbaj më 17 dhjetor

Story i radhës

Kur do të ndalen të reshurat dhe çfarë moti na pret nesër

Të fundit nga