Një shqiptar befason në Itali

1 minut lexim

Sulmuesi shqiptar, Dario Daka, ishte heroi i Leçes U-19 në ndeshjen e fundit të kampionatit, duke i siguruar mbijetesën skuadrës së tij.

18-vjeçari realizoi dopietë në sfidën ndaj Torinos U-19, ku Lecce triumfoi me rezultatin 2-1.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në minutat 52 dhe 62, Daka rrëmbeu skenën, duke shënuar 2 gola mjaft të rëndësishëm që shpëtuan edhe sezonin.

Miqtë provuan të rihapnin sfidën në minutën e 80-të me anë të Delavales, por pa sukses. Në fund skuadra e Lecces shpërtheu në një festë të çmendur legjitime, për arritjen e këtij objektivi, i cili ka qenë tepër i vështirë.

Për sa i përket talentit shqiptar, ai ka qenë një ndër më të dalluarit e skuadrës, teksa e ardhmja e tij pritet të jetë tepër e ndritur. Vlen të theksohet fakti se Daka është pjesë e Kombëtareve të moshave të Shqipërisë, ku është aktivizuar 2 ndeshje me U-19 dhe ka realizuar 1 gol.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ditëlindje romantike në prag martese, aktorja e njohur poston urimin e ëmbël për patnerin

Story i radhës

Zbulohet plani i klubit të Romës

Të fundit nga