Një shkollë në Gjakovë vendos ta ndërpresë grevën, nesër nis mësimi

1 minut lexim

Këshilli i Mësueseve të shkollës “Këlmend Rizvanolli” në Gjakovë ka vendosur që nesër më 14 shtator, të fillojë procesin mësimor, pavarësisht grevës së SBASHK-u për shkak të kërkesave për 100 euro shtesë dhe pjesëmarrje në dialogun social mbi ligjin për pagat.

Në një postim në Facebook thuhet se një gjë e tillë bëhet për të mirën e nxënësve.

Mësimi do të zhvillohet me këtë orar: 

Klasa përgatitore – Ora:10:00

Klasa I -Ora:13:00

Klasa II, III/2 dhe III/ 4 -Ora: 12:30

Klasa III/1 dhe III/3, IV dhe V – Ora: 8:00 

“Për informata më të hollësishme, do të njoftoheni nga mësueset e klasave”, përfundon njoftimi. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arrestohen tre persona për sulmin fizik ndaj kryetarit të Haraçinës, Ridvan Ibraimi tregon arsyet e sulmit ndaj tij

Story i radhës

Takimi mes Ramës dhe Kurtit në Tiranë, zëdhënësi jep detaje

Të fundit nga