nje serial i ri rrezon adolescence nga vendi i pare ne listen me te shikuar te

Një serial i ri rrëzon “Adolescence” nga vendi i parë në listën më të shikuar të Netflix

April 16, 2025
1 minut lexim

Pasi seriali “Adolescence” pushtoi botën, duket se Netflix ka një hit të ri dhe trailer-i spanjoll “El Jardinero” (“Kopshtari”) është në vendin e parë të më të ndjekurve në mbarë botën.

Në serial luajnë: Alvaro Rico, Cecilia Suarez dhe Catalina Sopelana.

Skenari u shkrua nga Miguel Saez Carral dhe Isa Sanchez, regjisori nga Mikel Rueda dhe Rafa Montesinos.

Flixpatrol deklaron se aktualisht është më i shikuari në shërbimin e transmetimit, ndërsa “Adolescence” ra në vendin e tretë në tabelën e Netflix.

Kur bëhet fjalë për komentet e kritikëve, nuk ka ende mjaftueshëm që seriali të ketë një vlerësim në Rotten Tomatoes, me një që thotë se “megjithëse ka shumë elementë absurdë në serial, ato janë mjaft të bazuara në realitet për t’u dukur të besueshme”.

Lexo po ashtu”Adolescence” bëhet seriali më i shikuar i Netflix në Mbretërinë e Bashkuar – arrin mbi 66 milionë shikime në vetëm 11 ditë

“The Gardener” ndjek historinë e Elmerit, një njeriu që punon në një qendër kopshti të drejtuar nga nëna e tij. Që në fëmijëri, pas një aksidenti automobilistik, ai ka humbur aftësinë për të ndjerë emocione, gjë që e bën të papërkulur ndaj kërkesave të nënës së tij.

Megjithatë, ajo e përdor qendrën e kopshtit si një front për një biznes fitimprurës të vrasjes me “kontratë”, në të cilin shkëputja emocionale e Elmerit rezulton të jetë mjeti i përsosur.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

shba do te humbase miliarda dollare pasi numri i turisteve po bie shkaku i trumpit 67fed983b6142
Story i mëparshëm

SHBA do të humbasë miliarda dollarë pasi numri i turistëve po bie shkaku i Trumpit

taravari per pjesemarrjen tone ne qeveri vendos kryeministri 67fedf60d95c8
Story i radhës

Taravari: Për pjesëmarrjen tonë në Qeveri vendos kryeministri

Të fundit nga

ShkoLartë