Një serb i lindur në Prishtinë, te skuadra shqiptare

1 minut lexim

Vllaznia e Shkodrës është shumë pranë zyrtarizimit të përforcimit të dytë në afatin kalimtar, pas Lorik Boshnjakut, mesfushorit që erdhi nga skuadra e Prishtinës.

Supersport mëson se klubi shkodran ka arritur akordin me Nemanja Bosançiç, 27-vjeçarin serb që ka lindur në Prishtinë. Bosancic aktivizohet në qendër të mesfushës dhe prej janarit të vitit 2021 ishte pjesë e Struga Trim Lum.

Ai ishte ndër lojtarët më të dalluar të ekipit shqiptar që garon në Maqedoninë e Veriut, duke shënuar tetë gola e duke dhuruar nëntë asiste.

Bosançiç ka luajtur më parë edhe në Serbi (Inxhija, Borci Çacak, Kollubara) dhe Mali i Zi (Berane), teksa tani është gati të nisë aventurën e parë në Abissnet Superiore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Për shkak të Maqedonisë po “vlon” politika bullgare

Story i radhës

Covid19/ 92 të infektuar, asnjë humbje jete dhe 56 të shëruar në 24 orët e fundit

Të fundit nga