Në tre dekadat e fundit, një numër produktesh si shfletuesit i Netscape, motori i kërkimit të Google dhe Apple iPhone kanë influencuar industrinë e teknologjisë në një mënyrë që çdo gjë tjetër që kishte ardhur përpara tyre dukej sikur vinte nga epoka e dinozaurëve.
Tre javë më parë, një robot komunikimi eksperimental quajtur ChatGPT bëri historinë duke u shndërruar në “përçarësin” e ri të industrisë. Mund të servirte informacion të qartë me fjali të thjeshta në vend të një liste lidhjesh interneti.
Mund të shpjegojë koncepte në mënyra që njerëzit mund ti kuptojnë me lehtësi. Madje mund të gjenerojë ide nga asgjëja, përfshirë strategji biznesi, sugjerime për dhurata fundviti, tematika blogjesh dhe të planifikojë pushimet.
Edhe pse ChatGPT ka shumë hapësira për përmirësim, lëshimi i tij për masat bëri që drejtuesit e Google të deklarojnë “kodin e kuq.” Për Google kjo ishte njëlloj si të shtypej butoni i alarmit të rënies së një zjarri. Disa frikësohen se kompania po i afrohet atij momenti që emrat më të mëdhenj të Luginës së Silikonit i tremben, arritjes së një ndryshime të madh teknologjik i cili mund të rrezikojë modelet e tyre të biznesit.
Prej më shumë se 20 vitesh, motori i kërkimit të Google ka shërbyer si porta kryesore e internetit për mbarë botën. Por me një lloj të ri teknologjie i cili premton të rishpikë e madje të zëvendësojë motorët tradicionalë të kërkimit, Google mund të përballet me kërcënimet e para serioze të biznesit kryesore, atij të kërkimit. Një ekzekutiv i Google përshkroi përpjekjet si një moment vendimtar për të ardhmen e Google.
ChatGPT u lëshua nga një laborator agresive kërkimor quajtur OpenAI dhe Google është në mesin e shumë kompanive të tjera, laboratorëve dhe kërkuesve të cilët kanë ndihmuar në ndërtimin e kësaj teknologjie.
Por ekspertët besojnë se gjiganti i teknologjisë mund të ketë vështirësi të konkurrojë me kompani të reja dhe të vogla që zhvillojnë robotë të tillë komunikimit, një teknologji e cila mund të dëmtojë biznesin e Google në shumë mënyra.
Google ka shpenzuar vitet e fundit duke punuar me robotët e komunikimit dhe ashtu si kompani të tjera teknologji, në mënyrë agresive ka përdorur inteligjencën artificiale. Google ka ndërtuar tashmë një robot komunikimi që mund të konkurrojë me ChatGPT. Në të vërtetë, teknologjia në zemër të robotit të komunikimit të OpenAI ishte zhvilluar nga hulumtuesit e Google.
Quajtur LaMDA ose Language Model for Dialogue Applications, roboti i komunikimit të Google mori vëmendje të madhe në Verë kur një inxhinier i Google, Blake Lemoine, pretendoi se është edhe i ndjeshëm. Nuk ishte e vërtetë por në muajt e fundit ka treguar sesa larg robotët e komunikimit mund të shkojnë.
Google ka hezituar të implementojë këtë teknologji të re për të zëvendësuar kërkimin online për një arsye të thjeshtë, nuk është i përshtatshëm për ofrimin e reklamave dixhitale të cilat përbëjnë 80% të të ardhurave vjetore të kompanisë.
“Asnjë kompani nuk është imune; të gjithë janë të hapur përballë saj,” tha Margaret O’Mara, një profesorë në Universitetin e Washingtonit e specializuar në historinë e Luginës së Silikonit. “Për kompanitë të cilat janë bërë tmerrësisht të suksesshme duke bërë një gjë që përcakton vetë tregun, është e vështirë të bësh një gjë të dytë në një mënyrë krejtësisht ndryshe.”
Duke qenë se këta robotë të rinj komunikimit përvetësojnë aftësi duke analizuar sasi të mëdha të dhënash postuar në internet, ata kanë një mënyrë të përzierjes së fantazisë me realitetin. Ata ofrojnë informacione të cilat janë paragjykuese ndaj grave apo njerëzve me ngjyrë. Mund të gjenerojnë gjuhë toksike e madje edhe gjuhë të urrejtjes.
E gjitha kjo mund të kthejë njerëzit kundër Google dhe të dëmtojë brendin saj për të cilin ka shpenzuar dekade për ta ndërtuar. Siç OpenAI ka treguar, kompanitë e reja janë më të prira të marrin përsipër rreziqe në këmbim të rritjes.
Edhe sikur Google të përsosë robotët e komunikimit, duhet të adresojë një tjetër problem: A mund që kjo teknologji të kanibalizojë biznesin fitimprurë të reklamave të kompanisë? Nëse një robot komunikimi u përgjigje kërkesave me përgjigje të shkurta, ka më pak incentivë që njerëzit të klikojnë mbi lidhjet e reklamimit.
“Google ka një problem me modelin e biznesit,” tha Amr Awadallah, i cili ka punuar për Yahoo dhe Google e tani drejton Vectara, një startup që po ndërton teknologji të ngjashme. “Nëse Google ju jep përgjigje perfekte për çdo kërkesë, ju nuk keni për të klikuar asnjë reklamë.”
Sundar Pichai, shef ekzekutiv i Google, është përfshirë në një seri takimesh për të përcaktuar strategjinë e inteligjencës artificiale të Google dhe ka ngarkuar disa grupe pune brenda kompanisë për t’ju përgjigjur kërcënimit të ChatGPT sipas një memoje të brendshme marrë nga The New York Times. Punonjësit gjithashtu janë ngarkuar me detyrën për të ndërtuar produkte me inteligjencë artificiale që mund të krijojnë punime arte apo imazhe të tjera siç bën teknologjia DALL-E e OpenAI e përdorur nga më shumë se tre milionë njerëz.
Ndërsa këto teknologji avancojnë, ekspertët e industrisë besojnë se Google duhet të vendosë tashmë nëse duhet të rimodelojë motorin e kërkimit dhe të krijojë një robot komunikimi për produktit e saj më shquar.
Google ka hezituar të ndajë teknologjinë me përdorim të gjerë, si ChatGPT apo sisteme të ngjashme, sepse mund të gjenerojë informacione të rreme, toksike dhe paragjykuese. LaMDA është e disponueshme vetëm për një numër të kufizuar njerëzish përmes një aplikacioni eksperimental quajtur AI Test Kitchen.
Google e shikon si sfidë implementimin e një sistemi të avancuar të inteligjencës artificiale pa dëmtuar njerëzit ose shoqërinë sipas një memoje parë nga The Times. Në një takim të fundit, një menaxher pranoi se kompanitë e vogla kishin më pak shqetësime lidhur me lançimin e mjeteve të tilla, por tha se Google duhet të përfshihet ose industria mund të ecë përpara sipas një regjistrimi audio të takimit.
Kompani të tjera kanë probleme të ngjashme. Pesë vite më parë Microsoft publikoi robotin e komunikimit quajtur Tay i cili kishte një gjuhë raciste, ksenofobike dhe fyese duke detyruar kompanitë ta hiqte nga interneti për të mos e kthyer më. Në javët e fundit Meta largoi një robot komunikimi për të njëjtat arsye.
Ekzekutivët thanë në takimin e regjistruar se Google synonte të lançonte teknologji si një shërbim për klientët biznes në cloud dhe mund ta inkorporojë teknologjinë në detyra të thjeshta të kujdesit ndaj klientit. Synon të ruajë standardet e besimit dhe sigurisë për produktet zyrtare, por gjithashtu të lëshojë prototipe për ato produkte që nuk janë në përputhje me standardet në fjalë.
Mund të kufizojë prototipet për 500 mijë përdorues duke i paralajmëruar se teknologjia mund të prodhojë qëndrime të rreme dhe fyese. Që nga lançimi i ChatGPT, i aftë të prodhojë materiale po aq toksike, është përdorur nga më shumë se 1 milionë njerëz.
“Një demo e një sistemi bashkëbisedues me të cilin njerëzit mund të ndërveprojnë dhe të duket mendjemprehtë? Është një hap i madh përpara, por nuk është gjëja që mund të transformojë në të vërtetë shoqërinë,” tha Zoubin Ghahramani i cili mbikëqyr laboratorin e inteligjencës artificiale Google Brain përpara se ChatGPT të debutonte. “Nuk është diçka që njerëzit mund ti besojnë çdo ditë.”
Google prej kohësh ka qenë duke punuar për të përmirësuar motorin e kërkimit duke përdorur të njëjtën teknologji që fshihet pas robotëve të komunikimit si LaMDA dhe ChatGPT. Teknologjia, një model i gjerë gjuhe, nuk është thjeshtë një mënyrë sesi makineritë mund të bashkëbisedojnë.
Sot kjo teknologji ndihmon motorin e kërkimit të Google të theksojë rezultatet e kërkimit të cilat mund ti përgjigjen drejtpërdrejtë pyetjeve që përdoruesit bëjnë në të kaluarën nëse pyesnit “A qëndrojnë estetistët gjatë në punë?” në Google, nuk e kuptonte çfarë po e pyesnit. Sot Google i përgjigjet saktësisht me një përshkrim të shkurtër të kërkesave fizike në industrinë e kujdesit ndaj lëkurës.
Shumë ekpsertë besojnë se Google do të vijojë me këtë qasje duke përmirësuar gradualisht motorin e kërkimit në vend që ta rimodelojë atë plotësisht. “Google Search është konservativ,” tha Margaret Mitchell e cila ishte një hulumtuese e inteligjencës artificiale në Microsoft dhe Google ku ajo ka ndihmuar ekipet e etikës. “Përpiqet të mos shkatërrojë një sistem i cili është funksional.”
Kompani të tjera, përfshirë Vectara dhe një motor kërkimi quajtur Neeva, po punojnë për të përmirësuar teknologjinë në forma të ngjashme. Por ndërsa OpenAI dhe kompani të tjera vazhdojnë të përmirësojnë robotët e tyre të komunikimit – duke zgjidhur problemet me toksicitetin dhe paragjykimin – mund të shndërrohet në një zëvendësues të vërtetë të motorëve të sotëm të kërkimit. Ai që arrin aty i pari mund të jetë fituesi.
“Vitin e kaluar isha i bindur se është shumë e vështirë ti heqësh Google dorezën e hekurt,” tha Sridhar Ramaswamy i cili ka mbikëqyrur reklamimin në Google përfshirë reklamat Google Search dhe tani drejton Neeva. “Momente të tilla teknologjike mund të krijojnë mundësi për më shumë konkurrencë.”