Një rezyme duhet t’iu përgjigjet 3 pyetjeve

min lexim

Është bërë shumë e vështirë për aplikuesit e punës të konkurrojnë me talentët e ndryshëm. Në mesatare, ne pranojmë me qindra rezyme në javë dhe vetëm 13 përqind arrijnë të hyjnë në intervistë, prandaj aplikuesit e punës dueht të mendojnë se çfarë do i bëjë ata të dallohen.

Mënyra e parë dhe më e lehta për t’u dalluar, është me një letër motivuese. Shumë rekrutues, sipas një sondazhi nga Jobvite, thonë të mos brengoseni për letrën motivuese por unë personalisht besoj se ajo dërgon një sinjal automatik për organizatën në të cilën keni kaluar kohë shtesë duke e analizuar dhe jeni me të vërtetë të emocionuar për mundësinë. Kjo dërgon një mesazh të fuqishëm dhe të rëndësishëm para se rekrutuesi të hapë rezymenë tuaj.

Pastaj, kur shkruani një rezyme, përgjigja e këtyre tri pyetjeve mund të ndihmojë çdo kandidat të dallohet nga konkurrenca:

A tregon rezymeja juaj se ju personifikoni kulturën e organizatës?

Para se të dërgoni rezymenë tuaj, bëni një hap prapa dhe pyesni veten nëse rezymeja juaj thekson vlerat kulturore të kompanisë. P.sh., bizneset fillestare ose kompanitë tjera shpesh kërkojnë individë të etur të cilët janë të vetë-motivuar dhe me iniciativë. Kur themeluesit provojnë të rrisin bizneset e tyre, ata nuk mund të kenë punonjës të cilët presin që dikush t’iu tregojë çfarë të bëjnë.

Në rezymenë tuaj, tregoni se si keni synuar të përmirësoni veten si person. A keni marrë pjesë në programe mësimi dhe zhvillimi? A bëni punë vullnetare jashtë punës? A ka ndonjë shembull të një kohe kur ju patë një problem si një mundësi dhe e adresuat atë? Nëse tregoni se ju arrini sukses edhe në punë edhe jashtë punës është kritike. Rekrutuesit rekrutojnë për kulturën e kompanisë, kështu që nëse ata shohin një aplikues me mentalitetin e duhur në një rezyme, ata lehtë mund të shënojnë ‘’përshtatet me kulturën’’ në listën e tyre.

A tregon rezymeja juaj çfarë ju bën unikë?

Kur shikojmë rezyme, ne kërkojmë kandidatë të cilët kanë diçka unike për të sjellë. A ishit ju i pari i cili krijuat programin e partneritetit të kompanisë dhe dyfishuat të ardhurat? A sollët një koncept të ri kreativ? A ju sollën në një organizatë për të ndërtuar dhe zhvilluar një proces të tërë kërkimi ose modul trajnimi?

Një shembull i kësaj është një kuti të cilën e pranova nga një profesionist i Burimeve Njerëzore. Në mënyrë kreative përfshinte rezymenë e tij dhe tjera gjëra të cilat përfaqësonin vlerat e kompanisë, kjo menjëherë tregoi se ky kandidat bëri detyrat e tij, i kupton dhe përshtatet me vlerat tona, është gati të ndërmarrë rreziqe dhe pa dyshim është kreativ.

A shfaq rezymeja juaj epërsi?

Besoj se çdo i punësuar i ri duhet të përshtatet me rolin e tij të dëshiruar dhe të jetë më i investuar në atë rol se sa paraardhësi i tij. Me këtë, shikoni rezymenë tuaj dhe shikoni nëse tregon se çfarëdo që keni bërë, e keni bërë mirë dhe se jeni pasionantë për fushën tuaj të punës. Kjo do të thotë se ju keni shkuar mbi dhe përtej në rolin tuaj aktual, dhe jeni të etur që të zhvilloheni.

Në rezymenë time, unë gjithmonë sigurohem se ka elemente dalluese si p.sh. që jam njeri me iniciativë dhe se jam promovuar shumë shpejtë. Disa shembuj përfshijnë, ‘’anëtar i një ekipi të vogël në një laborator i cili ndërtoi produktin e dytë të kompanisë’’ për të ilustruar shtysën ndërmarrëse dhe ‘’i zgjedhur për të udhëhequr ekipin’’ ose ‘’ i zgjedhur për të zgjidhur probleme’’ për të treguar rritjen dhe rolet të cilat më kanë zhvilluar.

Ka një arsye të mirë pse shtysa juaj duhet të tregohet: punëdhënësi juaj i ardhshëm dëshiron të dijë se ju jeni të vetë-motivuar për të arritur qëllimet për shkak të entuziazmit ose interesit tuaj, pa pasur nevojë për presionin e të tjerëve. A dëshmon rezymeja juaj se ju keni aplikuar taktika kreative për të përmirësuar proceset e punës? A keni tejkaluar pritshmëritë e ndonjë qëllim? Shkoni dhe theksoni projektet në të cilat keni punuar të cilat kanë kërkuar shumë iniciativë.

Me mundësitë që të kaloni intervistën 2 përqind, një rezyme e fuqishme, njëra e cila iu përgjigjet secilës pyetje më lartë, do ju ndihmojë të dalloheni nga turma. Dalloni veten me një rezyme e cila reflekton kulturën tuaj, e cila ka dëshmi të epërsisë dhe asaj që ju bën unikë. Ky është çelësi që t’ia dilni në intervistë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidenti austriak siguron mandatin e dytë – thojnë parashikimet

Story i radhës

Deklarata e Casillas, mediat spanjolle kanë një tjetër version!

Të fundit nga