Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura

November 17, 2024
1 minut lexim

Me datën 17.11.2024 rreth orës 16:15, qytetari F.Rrahimi i moshës 41 vjeçar nga Podujeva, në afërsi të një pikë karburanti në Han të Elezit ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato menjëherë i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Han të Elezit.

“Lusim pronarin/en e vërtetë të parave të humbura të paraqitet në stacionin e policisë në Han të Elezit, nga e hëna deri të premten, prej orës 08:00-16:00 dhe ti tërheqë paratë e humbura”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin F.Rrahimi.

Kjo për gjestin e tij human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave të gjetura, në stacionin e policisë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fitorja e Trump-it, vjen thirrja për shqiptarët: Jemi populli më pro-amerikan në botë, nuk duhet të…!

Story i radhës

Kush e lagu shtratin e Anisës?

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë