Një qytet në Ukrainë mbetet pa energji elektrike

March 4, 2022
1 minut lexim

Një sulm ajror rus ka shkatërruar termocentralin në Okhtyrka, një qytet i cili gjendet midis Kharkivit dhe Kievit.

Kjo ka bërë që banorët të mbesin pa energji elektrike dhe pa ngrohje, shkruan Aljazeera.

“Ne po përpiqemi të kuptojmë se si t’i largojmë njerëzit nga qyteti urgjentisht, sepse brenda një dite ndërtesat e banimit do të kthehen në një kurth të ftohtë prej guri pa ujë, dritë apo energji elektrike,” tha kryebashkiaku, Dmytro Zhyvytskyy.

Okhtyrka është qyteti që ka një bazë kryesore ushtarake, ku rreth 70 ushtarë ukrainas vdiqën javën e kaluar në një sulm rus.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Literaturë për filoserbët e Tiranës: Tre citime pa koment nga mediat ruse mbi pozicionin e Beogradit për agresionin në Ukrainë

Story i radhës

Dikush nga shtëpia e Donaldit po pret në radhë të fitojë udhëtimin dhuratë

Të fundit nga

ShkoLartë