Një punëtorë nga Bangladeshi humb jetën në vendin e punës në Kumanovë

February 7, 2025
1 minut lexim

Më datë 06.02.2025, në Drejtorinë për Punë të Brendshme Kumanovë është raportuar se gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani private në fshatin Ketenovë të Kratovës, A.R (35) nga Bangladeshi ka mbetur i bllokuar në makinën e betonit dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Një mjek ka konfirmuar vdekjen, ndërsa për ngjarjen janë njoftuar prokurori publik dhe inspektori i punës.

Një ekip nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Kumanovës ka kryer kontroll dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Rosie Huntington-Whiteley pozon me të brendshme

Story i radhës

Kasami për zgjedhjet lokale: Me VMRO-në nuk mund të kemi koalicion, por bashkëpunim

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë