Një psikiatre tregon ndjenjën më të zakonshme që kanë njerëzit këtë periudhë: A e ndjeni edhe ju?

min lexim

Jessi Gold është një psikiatre, e cila ka vënë re diçka të ngjashme te pacientët e saj së fundmi. Me gjithë ngjarjet që po ndodhin sot në botë, në SHBA apo edhe në vende të vogla, qofshin këto lajme të kronikës së zezë – ajo ka kuptuar që shumë njerëz ndihen “të mpirë”, “ndjejnë gjithçka dhe asgjë përnjëherë”.

Ç’nënkuptojmë me “ndjesi mpirjeje”?

Mpirja nuk është një shenjë e moskujdesit ose të qenit “i vdekur brenda” – një tjetër koment që Dr. Gold e dëgjon shpesh. Është thjesht një ndjenjë tjetër. Një përgjigje e natyrshme ndaj botës ku jetojmë. Dhe, një përgjigje mbrojtëse.

Kur jemi të stresuar – dhe le ta pranojmë, kemi qenë goxha të stresuar në vitet e fundit – truri ynë do të na mbrojë duke kërkuar një zgjidhje afatshkurtër për të kufizuar vërshimin e ndjenjave tona të forta (dhe shpesh negative).

Mpirja emocionale, e ngjashme me shkëputjen, është një mënyrë për të shpëtuar psikologjikisht kur nuk mund të arratisemi. Ne e dimë se nuk mund t’i shpëtojmë situatës kërcënuese (ose e dimë se nuk mund ta ndryshojmë ose zgjidhim atë), kështu që shkëputemi për të mbrojtur veten. Është mënyra e trupit tonë për të na ndihmuar të përballojmë momentin.

Sidoqoftë, është e rëndësishme të përpiqemi t’u japim një zë dhe një emër ndjenjave tona, pasi “mpirja emocionale” mund të ketë efekte negative afatgjata, si paaftësia për të ndjerë emocione pozitive dhe një rrezik në rritje të depresionit dhe PTSD (Çrregullimit të stresit post-traumatik).

Megjithatë, në afat të shkurtër, nëse duhet të ”mpiheni”, jini të mpirë. Fikni lajmet, hiqni dorë nga rrjetet sociale dhe jepini vetes një pushim. Por, sigurohuni që të pranoni pse po e bëni këtë: Ju po mbroni veten, por nuk jeni pa ndjenja!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arsenali arrin marrëveshje me mesfushorin e Leicesterit

Story i radhës

Thatësira në Itali/ Qyteti i Romeos dhe Zhulietës merr masa drastike

Të fundit nga