Kur Microsoft lajmëroi fundin e Internet Explorer javën e kaluar, një person vendosi të ndërtojë një përkujtimore për të.
Një zhvillues softueri nga Koreja e Jugut shpenzoi 330 dollarë për të dizajnuar dhe ndërtuar një gur varri për shfletuesin përpara datës kur Internet Explorer nuk do të mbështetet më.
Memoriali i vendosur në qytetin Gyeongju në Korenë e Jugut ka logon ikonike të Internet Explorer së bashku me një thënie: “Ishte një aplikacion perfekt për të shkarkuar shfletuesit e tjerë.”
Jung Ki-young vendosi të bënte memorialin për një program i cili e ndoqi gjatë gjithë karrierës së tij. Edhe pse aplikacione si Chrome dhe Firefox zëvendësuar Internet Explorer në popullaritet dhe funksionalitet, shumë konsumatorë të Jung i kërkonin që uebsajtet e tyre të duken mirë edhe në shfletuesin antik të Microsoft.
Microsoft di të vijojë mbështetjen e Internet Explorer në forma të tjera siç është modaliteti IE në shfletuesin Edge deri në 2029. /PCWorld Albanian