Një problem sigurie në procesorët AMD mund të dëmtojë rëndë performancën

min lexim

Të gjithë procesorët AMD Zen rrezikohen nga një problem sigurie mesatar ku hakerët mund të kryejnë sulme për të zbuluar çelësat 4096-bit RSA me lehtësi paralajmëruan ekspertët.

Problemi i sigurisë zbuluar nga disa hulumtues të universiteteve teknologjike në Graz dhe Gjerogji, u konfirmua edhe nga vetë AMD.

Një haker i cili operon mbi të njëjtin host dhe bërthamë procesorike, mund të përgjojë të tjerë se çfarë lloje instruksionesh janë duke ekzekutuar për shkak të dizajnit të procesorëve AMD.

Apple M1 aplikon të njëjtin dizajn por nuk preket nga problemi i sigurisë duke qenë se nuk kanë shumë fije për një bërthamë ose siç njihet ndryshe SMT.

SMT(simultaneous multithreading) është një teknikë e cila përmirëson efikasitetin e procesorëve duke mundësuar ekzekutimin e disa proceseve njëherazi dhe përdorur resurset e çipeve me efikasitet më të lartë.

Problemi vjen nga mënyra sesi procesori operon, i cili mund të ekzekutojë më shumë linja kodi mbi të njëjtën bërthamë për të rritur performancën.

Për nga hakerët mund të përdoret për të monitoruar këtë veprime nëse arrijnë të instalojnë maluerë në kompjuterët e përdoruesve.

Për të adresuar problemin duhet çaktivizuar teknologjia SMT, duke goditur rëndë performancën e procesorëve. Arkitekturat Zen 1, Zen 2 dhe Zen 3 preken. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kur vjen koha për t’u thënë lamtumirë fëmijëve tuaj

Story i radhës

Sulemani: Vendimi për heqjen e shtigjeve për biçikleta në Tetovë ishte i shpejtë, mund të rregulloheshin

Të fundit nga