Një problem në sistemin e kamerave të pasme të iPhone 14 Pro alarmon përdoruesit

min lexim

Menjëherë pas daljes në shitje të iPhone 14 Pro dhe 14 Pro Max, përdoruesit e parë të telefonit vunë re se lentja kryesore e kamerës së pasme dridhet në mënyrë të pakontrolluar në aplikacionet e palëve të treta me funksionalitet kamera si Snapchat, TikTok, dhe Instagram duke rezultuar në një video të turbullt.

Problemi nuk shfaqet gjatë përdorimit të aplikacionit të kamerës në iPhone.

Shumë përdorues në Twitter, Reddit dhe TikTok raportuan probleme me kamerën e iPhone 14 që doli në shitje ditën e Premte dhe nuk dihet sesa i përhapur është i si problem apo cilët janë shkaktarët e tij.

Lentja kryesore e iPhone 14 Pro ka një sensor të “gjeneratës së dytë” me stabilizim optik dhe është e mundur që stabilizuesi të sillet në mënyrë të pakontrolluar për shkak të një problem në softuer.

Youtuberi Luke Miani përjetoi këtë problem me iPhone 14 Pro Max e madje ndau një video që demonstron problemin që shumë e raportojnë. Ai tha se lentja nuk fokusohet dot dhe çoi telefonin për një zëvendësim në një dyqan Apple.

Nëse problemi vjen për shkak të një keqfunksionimi në softueri, Apple mund ta adresojë me iOS 16.1. Derisa të gjendet një zgjidhje, përdoruesit duhet të shmangin përdorimin e kamerës së Snapchat, TikTok dhe Instagram për të ulur rrezikun e një dëmtim në sistemin e kamerave. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kryepeshkopi i Canterbury-t përgatitet për shërbim

Story i radhës

Qëndroni larg këtyre 5 kolegëve

Të fundit nga