Peter Thiel ka vendosur të largohet nga bordi drejtues i Meta, pas mëse 16 vitesh pjesë e kompanis si një prej investitorëve më të hershëm.
Thiel ka këshilluar Zuckerberg që në ditët e para të Facebook. Ai ju bashkua bordit të medias sociale në 2005 pasi investoi 500 mijë dollarë.
Zuckerberg e ka quajtur një prej sipërmarrësve më të mëdhenj të kohëve tona. Miliarderi është një prej figurave më kontroverse të bordit të Meta.
Pasi bashkëthemeloi PayPal, ai nisi kompaninë e re Palantir Technologies, një firmë e specializuar në data mining dhe analytics duke punuar për disa agjenci shtetërore.
Firma investuese e Thiel, Founders Fund, ishte një prej investitorëve të Oculus gjithashtu. Ai ka financuar edhe padinë multi-milionëshe që çoi në falimentimin e Gawker Media në 2016-ën.
Thiel është një prej mbështetësve të fortë të ish presidentit Amerikan Trump. /PCWorld Albanian