Microsoft ka planifikuar të mbështetë widgets nga palë të treta në Windows 11 drejt fundit të vitit.
Në konferencën vjetore të zhvilluesve gjiganti i softuerit tha se do të hapë aksesin në Windows 11 widgets për zhvilluesit të cilat mund të ofrojnë si pjesë e aplikacioneve win32 dhe PWA.
Aktualisht sistemi i widgets në Windows 11 është i kufizuar vetëm për ato të krijuaranga Microsoft. Kompania ka ndërtuar widgets për aplikacionet Outlook dhe To Do.
Kompania nuk ofroi detajet e plota lidhur me planet e saj për widgets por është një sinjal inkurajues se Microsoft është gati të hapë Windows 11-ën për zhvilluesit.
Gjithashtu widgets kanë qëndruar thuajse të fshehura larg vëmendjes së përdoruesit në Windows 11, por tani Microsoft është gati ti nxjerrë në pah. /PCWorld Albanian