Një pjesë e qytetarëve duan atmosferë festive në prag të ndërrimit të viteve

December 5, 2022
min lexim

Të mos mungojë atmosfera festive, të ketë zbukurim modest, por të merret parasysh kriza ekonomike dhe energjetike dhe të mos shpenzohen shumë para. Kështu deklarojnë qytetarët  nga më shumë qytete të vendit. Në një anketë për televizionin Alsat ata theksojnë se megjithatë ndërrimi i motmoteve duhet të shënohet simbolikisht.

“Po, por të mos teprohet me shpenzimet, pasiqë situata në shtet është e tillë”, tha një qytetar.

“Duke marrë parasysh krizën në të cilën gjendemi, mendoj se duhet të jemi më modest dhe këtë vit të mos zbukurohet, pasiqë harxhimet do të na tangojnë të gjithë qytetarët ”, tha një tjetër qytetar.

“Të zbukurohet por në kushte pak më të dobëta, se financiarisht qyteti është në krizë, të mos bëhen shpenzime të panevojshme… Modest për fëmijët sa të kenë të argëtohen ”, u shpreh një tjetër qytetar.

“ Mendojmë se edhe për të rinjtë por edhe për ne më të moshuarit duhet të zbukurohet, ato nuk janë mjete të mëdha, mund të bëhen me më pak mjete, por të ketë shënim, qytetarët të jenë pak më të lumtur dhe të shohin se diçka po lëviz në drejtim pozitiv”, deklaroi një qytetar.

“ Duhet patjetër të dekorohet, të zbukurohet, pasi para vitit të ri janë festat dhe qyteti duhet të jetë më i ngritur më i zbukuruar”, u shpreh një tjetër qytetar.

Një pjesë e qytetarëve ndërkohë theksojnë se para dekorimeve duhet t’i jepet përparësi përmirësimit të kushteve.

“Mendoj se duhet të kursehet energjia elektrike, për gjithçka po kursehet, vetëm për vit të ri jo”, u shpreh një qytetare.

“Për tu zbukuru qyteti pik së pari librat e nxënësve të shkollave t’I bini, pastaj ta zbukurojmë qytetin, edhe ujin të na e rregulloni pë të pirë, atëherë do të ishte më mirë… do të dukej më bukur, edhe trotuaret na lëshoni nëse ka mundësi”, shtoi një qytetar.

“Të ju them në këtë krizë të madhe që e kemi, sipas meje, mendoj se nuk ka nevojë, sepse nëse kursejmë duhet të kursejmë të gjithë dhe në çdo drejtim. Përderisa korpa që e kam në duar, e për të cilën nuk e di sa kam shpenzuar dhe nuk morra asgjë nga ajo që më duhej” cilësoi një qytetare.

“Fillimisht duhet që qyteti të jetë I pastër dhe më pas I zbukuruar… 01:03 Duhet të vendosen, por duhet t’u jepet edhe qytetarëve që të blejnë buk me ta, ka qytetarë që nuk kanë buk për të ngrënë”, tha një qytetar.

Komunat dhe Qyteti i Shkupit akoma nuk kanë njoftuar se në çfarë forme do të shënohet dhe sa para do të ndahen për festat e fundvitit.

Burimi:________

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vesna Dameva zgjidhet kryetare e Këshillit Gjyqësor

Story i radhës

Para dhe dashuri/ Ky do të jetë viti juaj, 3 shenjat e Horoskopit që do të shkëlqejnë në 2023

Të fundit nga

ShkoLartë