Një pjesë e protestuesve kanë ngritur çadra para Kuvendit dhe thonë se do të kalojnë natën aty.
Pas përfundimit të protestës, ndryshe nga ditët e tjera, ata kanë paralajmëruan se do të kalojnë natën aty dhe kanë filluar me montimin e çadrave.
Nesër në seancën parlamentare deputetët do të diskutojnë për propozimin francez ku e pranishme do të jetë edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla von der Llajen.
VMRO-DPMNE-ja ka paralajmëruar protestë nesër në orën 12:00, ndërsa Levica në orën 12:30.