nje pjese e prishtinasve pa rryme keds i thote se pronari i nje shtepie privati i pengoi punimet e defektit 67f1ab236e5fd

Një pjesë e prishtinasve pa rrymë, KEDS-i thotë se pronari i një shtëpie privati i pengoi punimet e defektit

April 6, 2025
1 minut lexim

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike – KEDS, ka njoftuar se një pjesë e konsumatorëve në Prishtinë janë pa rrymë për shkak të një prishje të kabullit 20 kV në Daljen Rezonanca.

Sipas njoftimit, ekipi i KEDS-it ka dal në vend të ngjarjes dhe e ka gjetur prishjen, por sipas tyre, pronari i një shtëpie i ka penguar punëtorët e kompanisë që ta kryejnë punën e tyre.

“I njëjti person ka thirrur edhe Policinë e Kosovës, e më pas është thirrur edhe Inspektorati i Punës, të cilët i kanë detyruar punëtorët t’i ndërpresin punimet për shkak të zhurmës së makinerisë, pavarësisht se një numër i konsumatorëve aty ka mbetur pa furnizim me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Tutje, në reagim u tha se ekipit të kësaj kompanie i është thënë që punimet mund t’i vazhdojnë vetëm gjatë ditës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

tarifat e trump kryeministri britanik pasojat e nje lufte tregtare mund te jene te thella 67f1aa717c0a1
Story i mëparshëm

Tarifat e Trump, kryeministri britanik: Pasojat e një lufte tregtare mund të jenë të thella

nuk kam qene nje djale i mire rrefimi trondites i laertit heshta per 42 vite u abuzova nga idhulli i tij tinka kurti i jep mesazhin e forte 67f1ac5496ce4
Story i radhës

“Nuk kam qenë një djalë i mirë”/ Rrëfimi tronditës i Laertit: Heshta për 42 vite, u abuzova nga…! Idhulli i tij Tinka Kurti, i jep mesazhin e fortë

Të fundit nga

Horoskopi i datës 11 prill 2025

Dashi Hëna do ju shtojë imagjinatën gjatë kësaj dite dh kjo gjë do ju ndihmojë të zgjidhni disa vështirësi që keni pasur. Do jeni në humor edhe më mirë. Nëse jeni në
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë