nje pjese e nxenesve te shkollave te mesme ne vend tashme kane marre njohuri se si duhet reaguar ne rast zjarri ose termeti 67f29150ee7ad

Një pjesë e nxënësve të shkollave të mesme në vend tashmë kanë marrë njohuri se si duhet reaguar në rast zjarri ose tërmeti

April 6, 2025
min lexim

Shkup, 6 prill – Një pjesë e nxënësve të shkollave të mesme në vend tashmë kanë marrë njohuri se si duhet reaguar në rast zjarri ose tërmeti dhe si të veprohet nëse ndokush lëndohet ose ka mbetur brenda objektit. Nxënësit e shkollës së mesme “Cvetan Dimov” në Shkup u pajisën me këto njohuri pas simulimit të tërmetit dhe zjarrit në këtë objekt si dhe ligjëratave nga përfaqësuesit e Kryqit të Kuq.

“Në momente të zjarrit duhet të marrim ndonjë shall ose ndonjë leckë, çfardo që kemi më afër dhe ta lagim me ujë dhe ajo të vendohet te pjesa e fytyrës, e hundës dhe e gojës që të mbrohet frymëmarrja. Të mundohemi të ikim, të dalim nga dalja më e afërt dhe në rrugë nëse kemi mundësi ta ndihmojmë dikë, ta ndihmojmë edhe atë”, tha një nxënëse.

“Në simulimin e tërmetit na kanë mësuar që duhet te jemi poshtë një banke dhe aty të qëndrojmë derisa të bëhet evakuimi dhe ta mbrojmë fytyrën me anën e krahut sepse siç e dini në rast tërmeti ka shumë pluhur dhe gjëra që mund të na dëmtojnë ne”, shtoi një tjetër.

Disa nga mësimdhënësit propozojnë ndryshime në plan programet mësimore. Rekomandojnë orë të posaçme mësimore për dhënien e ndihmës së parë në raste emergjente.

“Kur filloi edukimi teorik nxënësit nuk ishin aq shumë të interesuar por kur filloi simulimi në praktikë atëherë nxënësit ishin më tepër të interesuar dhe shprehën interesim që të kemi edhe ligjerata më të shumta që të marrin pak më shumë informata për fatkeqësitë natyrore. Nga ana ime personale unë kisha dashur të ndryshoj, në planprograme të futet edhe dhënia e ndihmës së parë, të përgatiten gjithë nxënësit jo vetëm grupi I klubit të kryqit të kuq siç e kemi edhe ne. Në plan program të jetë një orë për dhenien e ndihmës së parë, do të jetë shumë e sukseshme për nxënësit dhe shumë e dobishme”, u shpreh Ajten Ajdini Kadriu, SHMQSH “Cvetan Dimov”.

Objekti i shkollës së mesme “Cvetan Dimov” ka edhe shkallë të jashtme emergjente ndërsa brenda objektit janë të vendosura të gjitha paisjet kundër zjarrit dhe tabelat që tregojnë planin e menaxxhimit të emergjencave. Pas tragjedisë në Koçan dolën në sipërfaqe shumë parregullsi dhe mangësi në shumë institucione kur bëhet fjalë për sigurinë dhe funksionimin e institucioneve përkatëse.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

msh nje pacient leshohet nga lubjana 68 persona mbeten per tu trajtuar jashte vendit 67f29150de2a8
Story i mëparshëm

MSH: Një pacient lëshohet nga Lubjana, 68 persona mbeten për t’u trajtuar jashtë vendit

FB IMG 1743950552328
Story i radhës

Drejtor i AZGJ-së Granit Osmani, “shpërthen” ndaj Ali Ahmetit: Nuk ra dinjiteti i shqiptarëve, por maska e liderit që kurrë s’i përfaqësoi!

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë