Një person qëllohet për vdekje në Ambasadën e Azerbajxhanit në Iran

January 27, 2023
1 minut lexim

Një burrë me pushkë të llojit Kalashnikov e ka qëlluar për vdekje shefin e sigurisë në Ambasadën e Azerbajxhanit në Teheran, si dhe ka plagosur dy roje tjera të ambasadës, ka njoftuar ministria e Jashtme e Azerbajxhanit.

Ministria ka thënë se hetimet kanë nisur, derisa gjendjen e dy të plagosurve e ka përshkruar si “të kënaqshme”.

Irani, vend në të cilin jetojnë miliona azerbajxhanas, e ka akuzuar Bakunë disa herë për nxitje të qasjeve separatiste në territorin e tij.

Marrëdhëniet në mes të Azerbajxhanit dhe Iranit kanë qenë tradicionalisht të tensionuara, pasi Bakuja është e afërt me rivalen historike të Iranit, Turqinë.

Irani po ashtu dyshon për bashkëpunimin ushtarak të Azerbajxhanit me Izraelin – i cili dërgon sasi të mëdha të armëve në Baku – duke thënë se Tel Avivi mund të përdorë territorin e Azerbajxhanit si urë kundër Iranit./REL

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ky është kleriku serb që u gjet i vdekur në Kishën Ortodokse në Vushtrri

Story i radhës

“Gjyshe, kam vrarë një fëmijë nga Shqipëria”, telefonata që hutoi të moshuarën, i rrëmbyen 20 mijë euro

Të fundit nga

ShkoLartë