Një person nga Maqedonia është në mesin e të vdekurve në Novi Sad

November 1, 2024
1 minut lexim

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua publikut pas ngjarjes tragjike në Novi Sad, ku u shemb një pjesë e ndërtesës së Stacionit Hekurudhor, duke lënë të vdekur 14 persona.

“Ne u goditëm nga një tragjedi e madhe. Në stacionin kryesor të trenit në Novi Sad, tenda u shemb mbi shumë njerëz. Ende nuk kemi arritur të vërtetojmë identitetin e pesë personave, tetë nga të vdekurit janë shtetas të Serbisë, ndërsa një person është nga Maqedonia. Në emër të të gjithë qytetarëve, familjarëve dhe të afërmve u shpreh ngushëllimet e mia. Ne duhet të bashkohemi dhe të ndihmojmë familjet e viktimave, të bëjmë gjithçka për të minimizuar dëmet dhe për të ndihmuar ata që humbën të dashurit e tyre”, tha presidenti.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përse filmat mbi ngjarje të vërteta dhe të forta na magjepsin kaq shumë?

Story i radhës

Erdogan padit për shpifje liderin e opozitës dhe kryetarin e Stambollit

Të fundit nga

ShkoLartë