MPB njofton se gjatë ditës së djeshme ka pasur onfrontim fizik mes një personi nga Shkupi dhe kontrollorit të biletave të autobusit në NTP.
Nga MPB theksojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës.
“Më datë 16.10.2022 në orën 08:20 është raportuar se në rrethinën e Kisella Vodës, në autobusin me nr. 67 të NTP-së, pas një debati të mëparshëm për kontrollin e biletave, është prishur rendi dhe qetësia publike nga një konfrontim fizik mes I.S.(38), i punësuar si kontrollor në NTP dhe udhëtarit N.Z (48), të dy nga Shkupi”, thonë nga MPB.