Strumicë, 17 janar – Një person ka humbur jetën nga zjarri që ka shpërthyer mbrëmë pas orës 20:00 në një shtëpi në rrugën “Pirinska” numër 26 në Strumicë.
Sipas informacioneve nga NJTZ Strumicë, personi i cili ka humbur jetën nga zjarri ishte pjesëtar i familjes që jetonte në shtëpi dhe për momentin nuk dihen shkaqet e tragjedisë.
“Zjarri është raportuar në orën 20:16, ndërsa në shuarje kanë marrë pjesë tre automjete për shuarjen e zjarreve dhe 9 zjarrfikës. Zjarri është shuar për një orë, por fatkeqësisht një person ka vdekur në të”, ka njoftuar komandanti i NJTZ-së Strumicë, Aleksandar Gudev.
Për momentin trupi i pajetë i të ndjerit ende nuk është gjetur, ndërsa ekipet e PP-së së Strumicës dhe policia janë duke kryer ekspertizë në vendin e zjarrit
Burimi: zhurnal.mk