Aksident i rëndë në rrugën Manastir-Demir Hisar. Një person ka humbur jetën, ndërsa 20 të tjerë janë lënduar në përplasjen midis një makine dhe një furgoni I cili po transportonte punëtorë. Aksidenti ndodhi në dalje të Manastirit, rrugës për në Demir Hisar. Në vendin e ngjarjes jetën e humbi shoferi i makinës i moshës 24 vjeçare. Njësitet zjarrfikëse nga Manastiri ndihmuan në nxjerrjen e viktimës dhe personave të lënduar. Nga spitali i Manastirit thonë se kanë pranuar 20 pacientë, dhe asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën. Ekpsertiza në vendin ku ndodhi aksidenti i rëndë, ende është në rrjedhë. /Alsat.mk
Burimi: alsat.mk