Një person ka marrë tretman mjekësor sot, më 26 nëntor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas një shpërthimi në një objekt në rrugën “Kadri Zeka” në Prishtinë.
Ejup Govori, mjek kujdestar në Klinikën Emergjente, ka thënë se një person ka marrë tretman mjekësor, duke thënë se nuk mund të japë më shumë detaje për rastin në fjalë .
“Një person ka marrë tretman mjekësor pasi kishte lëndime të lehta trupore, dhe është në gjendje stabile”, ka thënë Govori.
Për rastin në fjalë ka folur me Policinë e Kosovës duke thënë se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 16:30.
Media ka mësuar se shpërthimi ka ndodhur në kolegjin privat në Prishtinë, “Heimerer”.
Burimi: botasot.info