nje person i infektuar dhe asnje humbje jete nga covid ne vendin tone 63937c20bd85e

Një person i infektuar dhe asnjë humbje jete nga COVID në vendin tonë

December 9, 2022
1 minut lexim

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 101 testime, 1 qytetar i infektuar, nuk ka humbje jete dhe 20 të shëruar në 24 orët e fundit

9 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 101 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1 qytetar në Tiranë.

Janë 162 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,621 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 9 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 20
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 101

Testime totale 2,012,211
Raste pozitive 332,377
Raste të shëruara 328,621
Raste Aktive 162
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 108
Vlorë 17
Fier 11
Gjirokastër 8
Shkodër 5

Berat. 5
Durrës. 3
Lezhë. 2
Elbasan. 2
Korçë. 1

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kroacia blen sistem kunderajror francez per 72 milione euro 63937c11d0755
Story i mëparshëm

Kroacia blen sistem kundërajror francez për 72 milionë euro

gerkovska na duhet lufte efikase kunder korrupsionit dhe institucione te pergjegjshme 63937c8b1e98f
Story i radhës

Gërkovska: Na duhet luftë efikase kundër korrupsionit dhe institucione të përgjegjshme

Të fundit nga

Horoskopi i datës 23 maj 2025

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Sot mund të bëni një hap jo konvencional drejt përmirësimit të të ardhurave. Me Uranin që ndikon në sektorin tuaj financiar, jeni të ftuar të rishikoni

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në
ShkoLartë