Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Kërçovë-Gostivar, me ç’rast një person ka ndërruar jetë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30 në kryqëzimin “Tajmishka” mes një kamioni “Man” me targa të Gostivarit, të drejtuar nga 56-vjeçari L.S. dhe një veture “Hjundai”, me targa të Shkupit.
Siç informon Sektori për Punë të Brendshme-Ohër, në aksident ka ndërruar jetë shoferi i veturës “Hjundai” ndërsa është lënduar edhe një bashkudhëtare në të njëjtën veturë, me iniciale R.K.(42) nga Shkupi.