Në njërin prej autobusëve urbanë të linjës 1, ku destinacion kishte Fushë Kosovën, dyshohet të jetë alivanosur një pasagjere.
Autobusi është hasur të ketë ndaluar në një vend jo të denjë për trafikun.
Ndërsa nga pamjet shihet momenti kur një ngasës i një autobusi tjetër ndër urban, ndalon dhe i pyet për t’u ofruar ndihmë kolegëve të tij, ku po tentonin ta trajtonin pasagjeren.
Për shkak të ndalesës së autobusit si pasojë e rastit, disa udhëtarë që prisnin linjën në njërin stacion të Fushë Kosovës shfaqën edhe ankesa për vonesën e tij.