Një paragraf për abortin dhe shfuqizimi i tij në Gjermani

May 13, 2022
min lexim

Bundestagu konsultohet për shfuqizimin e një paragrafi mbi “ndalimin e reklamës” për abortin. Por sa shpesh ndërpritet një shtatzani në Gjermani dhe cilat janë arsyet?

Prej vitesh ka një paragraf të kontestuar ligjor në Gjermani. Paragrafi §219a i kodit penal për “reklamën e ndërprerjes së shtatzanisë”. Sipas një projektligji të koalicionit qeveritar ai duhet të shfuqizohet, sepse mjeket e mjekët rrezikojnë penalizime, “nëse ata publikojnë në opinion (psh në faqen e tyre online) informacione faktike për rrjedhën dhe metodat e ndërprerjes së shtatzanisë.” Kështu është shumë e vështirë për pacientet që të gjejnë mjeken/un e duhur. Edhe e Majta e mbështet shfuqizimin e këtij paragrafi, kurse Unioni CDU/CSU dhe AfD janë kundër. Sipas vullnetit të koalicionit edhe dënimet që janë dhënë mbi bazën e këtij paragrafi duhet të shfuqizohen. Bundestagu konsultohet të premten për këtë.

Image

Bundestagu

Por reklamat jo shkencore dhe madje ato joshëse për ndërprerjen e shtatzanisë do të mbeten të ndaluara. Sipas Zyrës së Statistikave numri i aborteve në Gjermanië në 25 vitet e fundit kanë rënë në mënyrë të vazhdueshme. Nga 130.899 në vitin 1996 në 94.596 në vitin 2021. Edhe numri i aborteve nën moshën 30 vjeçare ka rënë ndjeshëm në Gjermani. Sipas të dhënave të Qendrës Federale për Edukimin Shëndetësor rreth një e treta e shtatzanive në Gjermani është e paplanifikuar, një e gjashta e padëshiruar.

Por kush vendos për ndërprerjen e shtatzanisë? Kuota e aborteve është më e lartë në grupmoshat 15-29 vjeç, e pasuar nga grupmosha 30-34 vjeç. 58% e femrave që ndërpresin shtatzaninë janë beqare, 38% të martuara. 59% e kanë sjellë ndërkohë një fëmijë në jetë. Ndërprerja e shtatzanisë është në të vërtetë e dënueshme në Gjermani, por ka përjashtime: Në 12 javët e para mund të kryhet aborti, nëse nëna ka vizituar më parë një qendër konsulte të posaçme. Edhe për shkaqe mjekësore apo pas një përdhunimi  aborti lejohet.

Image

Foto ilustrim

Femrat që kanë kryer abort në një studim të Qendrës për Edukimin Shëndetësor kanë dhënë si arsye më të shpeshtë mungesën e një partneri apo një lidhje të vështirë (40% e të anketuarave). Po ashtu rol të madh luan edhe pasiguria në punë apo ajo financiare (20.3%). Faktorë të tjera janë angazhimet si studimi apo shqetësimet shëndetësore. Shumë pak femra shohin si arsye të mosqenurit gati si shkak për ndërprerjen e shtatzanisë./DW

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kjo maskë me vetëm 3 përbërës do ju ndihmojë për të hidratuar dhe ushqyer fytyrën

Story i radhës

Facebook Pay bëhet Meta Pay

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë