Një njeri i matur e lartëson dashurinë

February 19, 2022
min lexim

Një person i matur ka integritetin të jetë vetëm. Dhe kur ai jep, dhuron dashuri, e jep atë pa kufizime: thjesht e jep. Është mirënjohës ndaj jush që pranuat dashurinë e tij. Nuk pret që ju t’i jeni mirënjohës, nuk ka nevojë për të, por ju falënderon që e pranuat dashurinë e tij.

Kur dy njerëz të matur janë të dashuruar, ndodh një nga paradokset më të mëdha të jetës, një nga fenomenet më të bukura: ata janë bashkë e megjithatë jashtëzakonisht vetëm. Ata janë bashkë deri në atë pikë sa janë pothuajse një person i vetëm. Por uniteti i tyre nuk e shkatërron individualitetin e tyre, përkundrazi e rrit atë.

Dy njerëz të matur në dashuri ndihmojnë njëri-tjetrin për t’u bërë më të lirë. Pa politikë, diplomaci apo përpjekje për të dominuar. Si mund ta dominoni atë që doni? Dominimi ka të bëjë me urrejtjen, zemërimin dhe armiqësinë.

Ai që dashuron, do të dëshironte ta shihte plotësisht të lirë, të pavarur partnerin, do t’i jepte më shumë individualitet. Ja pse e quaj paradoksi më i madh: njerëz të tillë janë bashkë aq sa janë pothuajse një, por në atë unitet ata janë ende individë. Individualitetet e tyre nuk fshihen, ato forcohen.

Liria i pasuron të dy.

Të dashuruarit “bien në dashuri” duke u shkatërruar lirinë e tyre, duke krijuar një burg, një lidhje.

Njerëzit që janë të matur në dashuri e ndihmojnë njëri-tjetrin të jenë të lirë, të shkatërrojnë çdo lloj lidhjeje.

Dhe kur dashuria derdhet në liri, ka Bukuri. Kur dashuria rrjedh në varësi, ka shëmti.

Liria është dëshira e brendshme e çdo burri dhe gruaje.

Kjo është arsyeja pse ne urrejmë çdo gjë që shkatërron lirinë.

A nuk e urreni burrin apo gruan që doni?

Duke qenë se nuk jeni në gjendje të jeni vetëm, duhet të jeni në gjendje të jeni me dikë dhe duhet të përshtateni me kërkesat e tjetrit. Duhet t’i tolerosh, duhet t’i durosh ato.

Për të qenë dashuri e vërtetë, duhet të jetë “dashuri-qenie”, “dashuri-dhuratë”. Kur ke mbërritur në shtëpi, kur e di se kush je, atëherë në qenien tuaj lind një dashuri.

Më pas aroma përhapet dhe ju mund ta dhuroni atë tek të tjerët.

Si mund të dhuroni diçka që nuk e keni?

Për ta dhënë atë, kërkesa e parë thelbësore është ta zotërosh atë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Martohet Gjira Kajtazi

Story i radhës

Real Madrid afër marrëveshjes me Haaland

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë