Një nga terroristët më të kërkuar në botë, ish-oficeri i FSB-së, Igor Girkin, përsëri ankohet dhe sulmon të Putinin dhe regjimit rus.
Tani ai paralajmëron se ushtria ruse mund të përballet me një masakër.
– Lufta ka zgjatur gati dhjetë muaj. Humbjet më të mëdha kanë qenë strategjike, dhe për shkak se Ukraina nuk është mposhtur dhe ne nuk mund ta shohim ende fundin e luftës, është një humbje strategjike, deklaroi Girkin në një video postim në kanalin e tij privat Telegram gjatë fundjavës.
Igor Girkin, i njohur gjithashtu si Igor Strelkov, akuzohet se urdhëroi rrëzimin e fluturimit 17 të Malaysia Airlines në vitin 2014, i cili vrau të gjithë 298 personat në bord.
Të hënën ai shkroi një postim të ri, tronditës në Telegram. Këtu ai nuk e fsheh se sa të vështira janë kushtet si për ushtarët me përvojë, ashtu edhe për rusët e mobilizuar pa përvojë luftarake.
Unë jam në ferr. Unë jam në errësirë, dreq. Mut…..)
Kur ata thyejnë pjesën e përparme, unë kap pushkën time, vesh jelekun tim antiplumb dhe përpiqem të vras dikë para se të vdes. Ata do të më vrasin. Por atëherë nuk do të përjetoj më turp dhe në këtë mënyrë mund të thuash se do të ndihem mirë”, shkruan Girkin për Danish TV 2.
“Është e pamundur të përshkruhet paaftësia ushtarake. Kjo është një tradhti e madhe masive dhe do të jetë një masakër ferri, herën tjetër që ukrainasit të shkojnë në ofensivë. Ushtria ruse dhe komanda e saj e lartë nuk kanë asnjë shans për sukses”, shkruan Girkin në Telegram.
Ai shkon aq larg sa sugjeron se Ukraina mund të marrë gjak në dhëmbë, të pushtojë ushtrinë ruse dhe përfundimisht të drejtojë armët kundër Kremlinit dhe kryeqytetit, Moskës./Përkthyeer nga Hamdi Rafuna