Një nga “snajperistët më vdekjeprurës në botë” mbërrin në Ukrainë nga Kanadaja – tregon pse e bëri këtë

Ndërsa familjet ukrainase po largohen nga vendi i tyre i shkatërruar nga agresioni në kufirin e saj polak, një snajper elitar kanadez vendosi të shkonte në Ukrainë, duke hyrë aty natën.

“Unë dua t’i ndihmoj ata. Është kaq e thjeshtë”, citohet të ketë thënë ushtari, i cili njihet vetëm me pseudonimin “Wali”, në një intervistë të fundit me Canadian Broadcasting Corp.

“Më duhet të ndihmoj sepse këtu ka njerëz që bombardohen vetëm sepse duan të jenë evropianë dhe jo rusë”.

Sipas New York Post, ish-anëtari i elitës së Regjimentit Mbretëror 22e të Kanadasë tha se kjo është një përvojë surreale – dhe kjo vjen nga dikush që shërbeu si në Irak ashtu edhe në Afganistan, si dhe u bashkua me luftëtarët kurdë disa vite më parë për të luftuar ISIS-in.

Wali tha se u përshëndet nga ukrainasit me krahë hapur kur shkoi për të luftuar.

“Ata ishin shumë të lumtur që na kishin ne”, tha Wali. “Është sikur u bëmë miq menjëherë”.

“Një javë më parë, unë isha ende duke programuar gjëra”, ka rrëfyer ai. “Tani po marr raketa antitank në një magazinë. … Ky është realiteti im tani”.

Ish-snajperisti elitar i Forcave Kanadeze ka përvojë të gjerë luftarake me turne të mëparshëm në Irak dhe Afganistan.

Kanadezi tha se do të humbasë ditëlindjen e parë të djalit të tij, i cili është kthyer në shtëpi me pjesën tjetër të familjes së tij të re.

CBC tha se foli me rreth gjysmë duzinë kanadezë të cilët gjithashtu po i bashkoheshin luftës.

Ndryshe, vlerësohet se “produktiviteti mesatar i snajperistit është 7 viktima në ditë” por “Wali” mund të shkaktojë deri në 40 vdekje në ditë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Grubi – Tyciński: Mbështetje nga Polonia për integrimin europian

Story i radhës

Grubi – Tyciński: Mbështetje nga Polonia për integrimin europian

Të fundit nga