Një nga peshkaqenët më të rrezikshëm në botë kapet pranë qytetit të vogël boshnjak

Një peshkaqen me peshë 12 kilogramë është kapur sot në Neum, Bosnjë Hercegovinë. Bëhet fjalë për një lloj peshkaqeni blu – i cili konsiderohet si peshkaqeni më i rrezikshëm në Adriatik, sepse tërhiqet nga gjaku dhe mund të sulmojë njerëzit.

Peshkaqeni u kap nga një peshkatar vendas, raporton agjencia hercegovina.info.

Peshkaqenët blu nuk janë të pazakontë në detin Adriatik, por ata jetojnë në thellësi dhe rrallë i afrohen bregut, dhe nëse ndodh, është kryesisht në muajt e dimrit.

Peshkaqeni blu njihet nga trupi i tij në formë siluri, i cili e lejon atë të lëvizë nëpër thellësitë e detit me një shpejtësi prej 35 deri në 90 kilometra në orë, duke e bërë atë një nga peshkaqenët më të shpejtë në botë.

Ky lloj peshkaqeni e ka marrë emrin nga ngjyra blu e trupit të tij. Mesatarisht, ata rriten nga tre e gjysmë deri në katër metra dhe peshojnë deri në 150 kilogramë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Beqiri: Të jemi me këmbë në tokë 

Story i radhës

Galdini: Ali Ahmeti e meriton plotësisht çmimin, është nder e vlerë për shqiptarizmën

Të fundit nga