Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për medie bashkë me drejtoreshën e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), Susan Flocken.
Konferenca do të mbahet në orën 19 në zyrat e SBAShK-ut.
Sipas SBAShK-ut, konferenca do të mbahet pas takimeve të planifikuara të Flocken me kryeministrin Kurti e SBAShK-un.
Kujtojmë se kryetari i Këshillit Grevist Rrahman Jasharaj, ditë më parë ka thënë se Flocken e ka përkrahur grevën e SBAShK-ut.