Sylvester Stallone dhe gruaja e tij, Jennifer Flavin, kanë vendosur të ribashkohen, një muaj pasi ish-modelja paraqiti kërkesën për divorc.
“Ata vendosën të takoheshin përsëri në shtëpi, ku biseduan dhe ishin në gjendje të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre. Ata të dy janë jashtëzakonisht të lumtur.”- sipas burimeve pranë çiftit.
“Page Six” konfirmon se çifti e kanë tërhequr kërkesën për divorc dhe tashmë dyshja duket po i zgjidhin gjërat mes njëri- tjetrit.
Na është thënë gjithashtu se fotografia që Stallone, 76 vjeç, postoi me atë dhe Flavin, 54, të kapur për dore të hënën, ishte “në mënyrën e tij duke paralajmëruar për atë që po vinte”.
Ylli i “Rocky” dhe themeluesja e ‘Serious Skincare’ kanë rreth 25 vite martesë dhe kanë tre vajza: Sophia, 26, Sistine, 24 dhe Scarlet, 20 vjeç.
Flavin bëri kërkesë për divorc në gusht dhe u shfaq pa unazën e saj të martesës menjëherë pas kësaj. Më pas, Stallone u duk se ndërmori hapa të mëdha duke mbuluar dy tatuazhe që ai ia kishte dedikuar gruas së tij.
U qarkulluan disa thashetheme se pse çifi shkoi drejt ndarjes. Burimet më parë pohuan se çifti pati një grindje të fortë për blerjen e qenit të ri të yllit të “Rambo”.
Ata pretenduan se mosmarrëveshja dyshohet se çoi më pas në “një argument jashtëzakonisht të fortë që solli çështje të tjera” në martesën e tyre.
Më vonë, Stallone i mohoi këto thashetheme, duke thënë për TMZ: “Ne nuk e përfunduam lidhjen me një argument kaq të parëndësishëm”.