Një mbrojtës me eksperiencë për Teutën

January 24, 2023
1 minut lexim

Teuta është duke zhvilluar një sezon me shumë peripeci në Abissnet Superiore duke bërë që “Djemtë e Detit” të jenë të përfshirë në garën e mbijetesës.

Një garë të cilën kërkojnë ta fitojnë me çdo kusht, ndaj edhe drejtuesit po lëvizin në merkato për të përforcuar organikën e trajnerit Edi Martini.

Së fundmi, Blutë kanë arritur marrëveshjen me një mbrojtës teksa fjala është për Jurgen Goxhën.

Ky i fundit u aktivizua me Egnatias në pjesën e parë të sezonit, por tashmë 30-vjeçari përgatitet të kontribuojë në misionin “mbijetesë” të durrsakëve.

Eksperienca e Goxhës në Superiore është një nga aspektet më të rëndësishme për Teutën në këtë pikë të kampionatit ku çdo ndeshje është vendimtare për fatet e sezonit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Prishtina përforcohet, shton apetitet për trofe

Story i radhës

Osmani në takim me Geer: Ambicia jonë është anëtarësimi në BE deri në vitin 2030

Të fundit nga

ShkoLartë