Një mbrëmje e keqe për ekipin e Vedat Muriqit 

March 2, 2022
1 minut lexim

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, u paraqit standard si zakonisht për Mallorca-n, por nuk ia dolën në përballje me Sociedadin, duke pësuar humbje me rezultat 2:0, në ndeshjen e mbetur të javës së 21-të.

Mysafirët u treguan më të mirë dhe importuan tre pikë të mëdha në luftë për të siguruar një vend në garat evropiane.

Golat u realizuan nga Silva (35′) e Merino (62′).

Sociedad zë vendin e gjashtë me 44 pikë pas 26 jave në Spanjë, ndërsa Mallorca është në pozicion që nuk i lë qetësi përkatësisht në vend të 16-të me 26 sosh. 

Mallorca nuk është edhe larg skuadrave të rrezikuara që të bien nga elita, për çka i duhet një  reagim në sfidat e ardhshme që t’i shmanget kësaj zone.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BSh: Impakti i konfliktit Rusi-Ukrainë në Shqipëri pritet të jetë i kufizuar

Story i radhës

Tronditet 26 vjeçarja: I dashuri bëri seks me shoqen time më të mirë, ishin gati të…

Të fundit nga

ShkoLartë