Një maluer Windows nga Koreja e Veriut vjedh informacione edhe nga telefonët

December 2, 2022
1 minut lexim

Siguria e informacionit zakonisht përqendrohet në vetëm një pajisje të vetme sa i takon konsumatorëve. Por në një botë e cila çdo ditë po bëhet më e ndërlidhur, mbase ka ardhur koha për ta rishikuar këtë qasje.

Një maluer i ri i cili po përdoret nga grupet hakerash shtetërorë, ka shqetësuar analistët e sigurisë së ESET të cilët thanë kërkon memorien edhe çdo telefoni të lidhur me një kompjuter Windows për të gjetur informacione për të vjedhur.

Malueri quajtur Dolphin është i lidhur me disa grupe spiunazhi që besohet se punojnë për llogari të qeverisë së Koresë së Veriut dhe qëllim kryesor ka grumbullimin e të dhënave nga qeveritë a Koresë së Jugut dhe vendeve Aziatike.

Por përdoret vetëm për disa objektiva dhe metoda është e thjeshtë, kërkon informacione të ndjeshme në pajisjet e përdoruesve dhe më pas i ngarkon në një llogari Google Drive ku hakerët me lehtësi mund ti marrin.

Gjithashtu merr informacion për çdo buton të shtypur në fushat e fjalëkalimeve si dhe realizon foto.

Ajo që përbën interes lidhur me këtë maluer është aftësia e tij për të skanuar çdo pajisje të lidhur me kompjuterin Windows të infektuar. Me tu lidhur pajisjet, Dolphin ndjek të njëjtën procedurë kërkimore si për kompjuterin Windows.

ESET nuk kompromenton pajisjet e lidhura që mund të jenë telefonë Android apo USB, por vetëm i skanon. Deri më sot Dolphin është lëshuar vetëm në drejtim të përdoruesve të profilit të lartë të cilët hapin uebsajte specifike. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në Brazil vendosin një kuotë për përsëritjen e festimit të Xhakës dhe Shaqirit me shqiponjë

Story i radhës

Blinken: Nëse Putin dëshiron, lufta mund të përfundojë nesër

Të fundit nga

Haziri: LDK-ja është në garë për fitore

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në garë për fitore. Nëse kjo parti nuk i fiton zgjedhjet, Haziri thotë se do jenë bashkë me
ShkoLartë