Më shumë se një dekadë pas debutimit të Counter-Strike: Global Offensive, Valve raportohet se po përgatitet për lançimin e një versioni të ri.
Një version beta mund të mbërrijë që nga fundi i këtij muaji. Sipas gazetarit të esporteve Richard Lewis, Valve prej kohësh ka punuar në një titull të ri CS:GO dhe loja tashmë duket se është gati.
Ai thotë se studioja së fundi ka hostuar një testim të lojës me një grup lojtarësh profesionistë të cilët fluturuan drejt Seattle.
Sipas Lewis, Valve planifikon të fillojë testimin beta të Counter Strike më 1 Prill. “Prioriteti i madh është eliminimi i problemeve të fundit që mund të ketë duke përdorur eksperiencën e profesionistëve të lojës.
Counter-Strike i ri raportohet se do të ketë grafika të përmirësuara falë përdorimit të Source 2, versionit më të fundit të motorit të lojës zhvilluar nga Valve.
Loja do të mbështetë deri në 128-tick servera, një funksionalitet që do të sillte në nivelin e Valorant duke reduktuar vonesat e transmetimit. Valve thuhet gjithashtu se do të ketë përmirësuar ndjeshëm eksperiencën e ndarjes së lojtarëve përpara fillimit të lojës.
Spekulimet për një lojës Counter Strike të re kanë qarkulluar prej vitesh. /PCWorld Albanian