Më shumë se 6 vite nga debutimi i serisë më të fundit, Firaxis ka konfirmuar se është duke punuar për një lojë të re Civilization. Studioja nuk ndau detaje të shumta për titullin e ri por tha se Ed Bearch është drejtori kreativ i projektit.
Beach ka më shumë se 15 vite eksperiencë në këtë titull përfshirë në më të fundit Civilization VI si dizajneri lider.
Kompania mëmë Take-Two e Firaxis ndau lajmet kësaj jave përmes një njoftimi në shtyp duke paralajmëruar disa ndryshime. Shefi i studios Steve Martin është larguar nga Firaxis pas 17 vitesh si presidenti i kompanisë, një pozitë që e trashëgoi nga bashkëthemeluesi i Firaxis në 2006 Jeff Briggs.
Ditën e Premte Firaxsis njoftoi largimin e Jake Solomon pas 23 vitesh si dizajner dhe një prej punonjësve më të mirë të studios.
/PCWorld Albanian