Një limuzinë luksoze Aurus që besohet të jetë pjesë e flotës zyrtare të presidentit rus Vladimir Putin ka shpërthyer në Moskë.
Pamjet tregojnë Aurus Senat, me vlerë rreth 320,000 euro, duke u djegur në mes të rrugës, jo shumë larg selisë së shërbimit sekret rus FSB në Lubyanka, shkruajnë mediat e huaja.
Nga video duket se zjarri përhapet nga motori në brendësi të automjetit.
Government car burns down in central Moscow
On the night of March 29, an Aurus Senat belonging to the Presidential Property Management Department of the Russian Federation caught fire pic.twitter.com/dmR72hRcAi
— 🇺🇦 paolo (@paolobucci18) March 29, 2025
Por, nuk dihet se kush ndodhej në të në momentin e shpërthimit dhe shkaqet e zjarrit.
Ndryshe, Putin përdor rregullisht limuzinat ruse Aurus dhe së fundmi ia dhuroi njërën prej tyre liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Ky incident ka të ngjarë të intensifikojë më tej paranojën tashmë të fortë brenda Kremlinit se agjentët e huaj po komplotojnë për të vrarë liderin rus.
Burimi: botasot.info