Një lexues buzësh zbuloi katër fjalët që Melania i pëshpëriti Trumpit në funeralin e Papës

April 27, 2025
1 minut lexim

Në internet është përhapur një video e Donald dhe Melania Trump, e regjistruar gjatë funeralit të Papës Françesku në Vatikan.

Zonja e parë e SHBA-së e shpëtoi bashkëshortin e saj nga një moment potencialisht i pakëndshëm.

Gjatë meshës katolike që zgjati tre orë, në një moment të caktuar, të pranishmit u ftuan t’i jepnin njëri-tjetrit shenjën e paqes përmes shtrëngimit të duarve, por presidenti amerikan nuk mori pjesë në këtë rit.

Në video shihet se si Trump, gjatë ritualit, shikon rreth vetes i pasigurt, derisa Melania i vjen në ndihmë.

Një lexuese e buzëve, Nikola Hickling, tha për Daily Mail se Melania i kishte pëshpëritur burrit të saj që të fillonte të shtrëngonte duart, përpara se 78-vjeçari, me hezitim, t’i zgjaste dorën presidentit francez, Emmanuel Macron.

“Duhet ta bësh këtë”, i pëshpëriti Melania në vesh Trumpit, dhe më pas e përsëriti.

“Oh, mirë”, u përgjigj presidenti amerikan. Pas kësaj, ai i zgjati dorën edhe presidentit të Estonisë.

Ndryshe, Donald dhe Melania Trump qëndronin në rreshtin e parë gjatë funeralit të Papës.

Më herët ishte raportuar se lideri amerikan nuk do të merrte një vend kaq të spikatur, pasi përparësi u jepej anëtarëve të familjeve mbretërore.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Edhe 5 finale deri te titulli, Shkëndija do tre pikë

Story i radhës

Ja arsyet pse nuk duhet të bëni dush kur jashtë ka stuhi

Të fundit nga

​Kadri Veseli feston datëlindjen e 58-të

Kadri Veseli feston sot ditëlindjen e tij të pesëdhjetetetë. Ai u lind më 31 maj 1967 në Mitrovicë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Ismail Qemali” në Bair të Mitrovicës. Dy vite

Horoskopi i datës 31 maj 2025

Dashi Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime dhe do doni që partneri të
sqmken
ShkoLartë