Një krizë e re migracioni po shpërthen në Evropë

November 22, 2022
min lexim

Kryeqyteti serb, Beograd, tërheq shumë turistë çdo vit. Ata shkojnë atje për të shijuar arkitekturën e tij të larmishme dhe kuzhinën vendase të bazuar tek mishi. Megjithatë, njëgrup të ardhurish bën në veçanti përshtypje. Pakkush do të kishte pritur që qytetarët e Burundit, vendit afrikan më të varfër në botë, të mbërrinin në Ballkan. 

E megjithatë mijëra prej tyre kanë shkuar në Serbi, qëkur ky vend njoftoi në vitin 2018 se burundianët mund të hyjnë pa vizë, një privilegj i rrallë për afrikanët që udhëtojnë në Evropë. Dhe për habinë e askujt, ata nuk ishin aty për të admiruar Teatrin e Operës së Beogradit. 

Forca kufitare e Bashkimit Evropian ka raportuar një rritje të numrit të burundianëve që mbërrijnë ilegalisht në bllok, pjesë të të cilave kufizohen me Serbinë (siç e dinë fare mirë kontrabandistët që kërkojnë 3000 dollarë për kalimin e kufirit).

BE-ja ka kërcënuar  autoritetet në Beograd, se nëse vazhdon kjo situatë do t’ua vështirësojëhyrjen në union tëvetë serbëve. Turistët e rremë nga Burundi, nuk janë të vetmit që përpiqen të vijnë në Evropë për një jetë më të mirë. Ardhjet e paligjshme në BE, janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit. 

Rreth 281.000 raste janë regjistruar që nga fillimi i këtij viti, ose 77 për qind më shumë krahasuar me vitin 2021. Shifrat e fundit të disponueshme, tregojnë se vetëm në gusht ne vendet e BE–ë dhe fqinjët e saj janë paraqitur rreth 84.500 kërkesa për azil (këtu përjashtohen ukrainasit, të cilët nuk kanë nevojë të aplikojnë për azil për të jetuar në BE për deri në 3 vjet). 

Kjo valë është më e madhja që nga ajo e viteve e 2015-2016, që shkaktoi një krizë emigracioni e cila e tronditi kontinentin. Në atë kohë, fotoja e një fëmije të vogël sirian, trupi i pajetë i të cilit kishte dalë në bregun e detit, u bëvirale dhe shkaktoi një përgjigje bujare, edhe pse vonuar dhe të pabarabartë, e cila përfshiu edhe Gjermaninë, qëpranoi më shumë se 1 milion refugjatë. 

Nga fillimi i këtij viti 1.811 refugjatë kanë gjetur vdekjen në ujërat e Mesdheut, një shifërtronditëse. Për shkak tëluftës në Ukrainë dhe krizës energjetike që ka përfshirë të gjithë Evropën, pakkush duket se e ka vënë re këtërealitet. Por një përplasje politike mund ta ndryshojë këtë. 

Më 11 nëntor, autoritetet franceze lejuan pas shumë hezitimesh ankorimin e “Ocean Viking”, një anije shpëtimi me 230 emigrantë që u kap në përpjekje për të kaluar Mesdheun. Italia kishte refuzuar prej javësh që ta lejonte anijenpranë brigjeve të saj.

Franca ndërhyri për të shmangur humbjen e jetëve njerëzore, dhe e sulmoi vendin fqinj për një sjellje ”papërgjegjshme” dhe për shkelje të normave ligjore. Kryeministrja e re e Italisë, Giorgia Meloni, i kaloi javët e saj të para në detyrë duke u përpjekur të qetësonte partnerët e BE-së, të shqetësuar nga platforma e saj të së djathtës ekstreme, si dhe përlavdërimet e saj të dikurshme ndaj Mussolinit. 

Për një moment u duk sikur ajo mund të krijonte një dyshe me presidentin e Francës,Emmanuel Macron, qëpavarësisht profileve të kundërta mund të kishte një raport deri dikukorrekt. Por kjo gjë tani duket e pamundur.Pasi më shumë emigrantë do të zbarkojnë në brigjet e Evropës, dhe bashkë me ta do të ketë akoma më shumë tensione të tilla. 

Afganët dhe sirianët po ikin ende për shkak të gjendjes së dëshpëruar në vendet e tyre. 

Me ta janë aziatikët dhe afrikanë që janë zhytur në varfëri për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve, që të dyja të lidhura me luftën në Ukrainë. Pandemia vetëm sa i vonoi përpjekjet e emigrantëve për të arritur në Evropë, dhe nuk i reduktoi ato. 

Nuk ka asnjë dyshim se ndryshimet klimatike do të nxisin shumë të tjerë të provojnë fatin ne Perëndim. Tani për tani, këto ndryshime po sjellin një mot jashtëzakonisht të ngrohtë, duke ndihmuar në mbajtjen hapur për një kohëmë të gjatë të rrugëve të kalimit detar dhe tokësor, thotë Hugo Brady nga Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit me seli në Vjenë.

Evropa nuk synon që t’i pranojë ata. Sepse që nga fillimi i luftës, të paktën 5 milionë ukrainasve kanë hyrë nëvendet e BE-së. Dhe në dallim nga viti 2015, ekonomia evropiane po shkon drejt recesionit, duke zbehur si mundësitë për punësim të emigrantëve, ashtu edhe të ardhurat nga taksat për t’i ndihmuar ata. 

Madje disa vende janë që tani në vështirësi. Në Austri azilkërkuesit janë vendosur në tenda,duke jetuar në kushte që i kanë tmerruar organizata humanitare. Në Holandë, një foshnjë vdiq në muajin gusht në një qendër pritjeje për emigrantët. 

Një rritje e ndjeshme e kalimeve të paligjshme në Kanal, e detyroi Britaninë t’i paguajëFrancës dhjetëra miliona euro për të patrulluar plazhet e saj, me synim zbulimin dhe parandalimin e nisjes së emigrantëve drejt ishullit.

Ringjallja e krizës së emigrantëve, edhe pse në një shkallë më të vogël se sa ajo e mëparshme, paraqet për Evropën dy probleme. I pari është në një nivel kombëtar. Ndihma për gratë dhe fëmijët ukrainas që u largohen bombave ruse, është shumë popullore tek votuesit. 

Por nuk vlen e njëjta gjë për pranimin e atyre që janë shpesh emigrantë ekonomikë meshkujnga vendet jo evropiane. Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi në vitin 2015 “Ëir schaffen das”, ne mund t’ia dalim. Por sot pak njerëz bien dakord me atë qasje. Politikanët populistë kanë fituar terren në të gjithë bllokun. 

Shihni Suedinë, një vend që dikur ishte relativisht mikpritës për azilkërkuesit. Tani drejtohet nga një qeveri e mbështetur edhe nga një parti që është hapur kundër emigrantëve. Problemi i dytë është ai i koordinimit. Qasja e Evropës ndaj këtij problemi është kaotike për shkak tëpërzierjes së politikave kombëtare dhe atyre të BE-së.

Evropiano-jugorët i kundërshtojnë rregullat që i detyrojnë refugjatët të aplikojnë për azil në vendin e parë ku mbërrijnë, që shpeshherë janë vendet bregdetare të unionit si Greqia dhe Italia. Ata do të donin që kolegët e tyre anëtarë të BE-së të ndajnë barrën e këtij problemi,duke rënë dakord për rishpërndarjen e emigrantëve (shumica e të cilëve do të preferonin të përfundonin gjithsesi në vende si Gjermania). 

Vendet veriore do të bien dakord vetëm për një skemë vullnetare, e cila nuk ka funksionuar mirë. Dhe kjo gjë e ka dëmtuar besimin brenda bllokut. Nga ana e tyre jugorët akuzohen se ikanë shkelur rregullat, duke keqtrajtuar azilkërkuesit dhe duke i nxitur ata të udhëtojnë drejt vendeve të tjera të BE-së për të kërkuar strehim. 

Rrjedhimisht, kontrollet kufitare që dikur ishin hequr brenda bllokut, janë rikthyer në shumë vende. Përmirësimet që nga viti 2015 janë fokusuar kryesisht në mbajtjen e emigrantëve jashtë unionit. Frontex, agjencia kufitare e BEështë forcuar ndjeshëm. 

Vende të tilla si Libia dhe Turqia, përmes të cilave vijnë në Evropë shumë emigrantë, janë paguar për të ndihmuar në frenimin e fluksit, qoftë edhe me koston e mbështetjes së regjimeve të dyshimta. Por, pasi dështoi të bllokojë ardhjet e emigrantëve, tani Evropa do të duhet të merret me ta. Pikërisht aty dështoi në vitin 2015, dhe nuk ka ende një plan.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

DASH thirrje Kosovës dhe Serbisë, Price: Të mos cënohet paqja

Story i radhës

Gabimet që bëjmë me kthyesen e qerpikëve që çojnë në rënien e tyre

Të fundit nga

ShkoLartë