Një kompani maqedonase futet në listën e zezë të SHBA-ve për abuzim me softuerin për spiunazh

July 18, 2023
1 minut lexim

Departamenti Amerikan i Tregtisë ka futur sot në listën e zezë kompaninë maqedonase Sajtroknga Shkupi, së bashku me tre kompani të tjera nga Greqia, Hungaria dhe Irlanda, për shkak të keqpërdorimit të softuerit komercial për spiunazh.

“Këto katër subjekte janë përcaktuar nga qeveria amerikane se kanë vepruar në kundërshtim me sigurinë kombëtare ose interesat e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Tregtisë.

Ata shtojnë se arsyeja është shkelje e sigurisë kibernetike. Sipas deklaratës, SHBA beson se firma përdori softuer për të fituar akses në sistemet e informacionit, duke rrezikuar kështu sigurinë e individëve dhe organizatave në mbarë botën.

“Ky aktivitet është në kundërshtim me Sigurinë Kombëtare dhe interesat e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Urimi i ëmbël i Jozefina Topallit për nusen e djalit

Story i radhës

Shefi i diplomacisë ukrainase: Po zhvillohen bisedime për t’i vazhduar eksportet e drithit pa Rusinë

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë