Një kërkesë e pazakontë për Cristiano Ronaldon.
Është ajo e bërë nga dy tifoze të pranishme në tribunat e “Do Dragao” të Portos.
Pikërisht në këtë stadium, CR7 udhëhoqi Portugalinë si kapiten në ndeshjen e fituar 2-0 kundër Maqedonisë së Veriut dhe hapi dyert e Kupës së Botës së Katarit për luzitanët.
Kërkesa është vërtet e pazakontë. “Na jep spermën tënde”, – shkruanin dy vajzat e reja në një baner që mbanin në duar, të zbukuruar me flamujt portugezë dhe brazilianë, si dhe me vizatimin e një spermatozoidi.
Një ‘mesazh’ që padyshim nuk kaloi pa u vënë re dhe shumë shpejt u bë “viral” në rrjetet sociale.
Ndërkohë, ish-sulmuesi i Juventusit pret që partnerja e tij Georgina të sjellë në jetë binjakët e tyre.