Një javë pas publikimit “Më shumë se ti” nga Beatrix e DJ Geek arrin t’i mbledhë kaq milionë klikime

April 20, 2022
1 minut lexim

Para një jave Beatrix Ramosaj dhe Dj Geek sollën bashkëpunimin e tyre të parë.

Këtë bashkëpunim dyshja e titulloi “Ma shumë se ti”

Ky bashkëpunim u prit mirë nga fansat e të dy artistëve, ku shumë prej tyre aluduan që është një dedikim për Donaldin.

Bashkëpunimi arriti një tjetër sukses dhe brenda një jave mblodhi mbi 2 milionë klikime në kanalin zyrtar të “YouTubes”.

E për këtë sukses ka reaguar Beatrix përmes një “InstaStory”.

Ndryshe Beatrix para pak muajsh ka lansuar edhe këngën tjetër e cila titullohet “Faj”. Ajo ka qenë e njohur për publikun si modele tash e disa kohë, por kulminacionin e saj e arriti sa ishte banore në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Image

Beatrix

Ajo pati një lidhje brenda shtëpisë me Donald Veshaj, një moderator i njohur nga Shqipëria, por që pas përfundimit të spektaklit, të dy kanë treguar se po jetojnë larg njëri-tjetrit dhe kanë ndërprerë marrëdhënien.

Në anën tjetër, edhe Donaldi ka lansuar disa projekte të tij, të cilat kanë dalë të jenë dedikime për ish- të dashurën e tij, Bora Zemanin, me të cilën ishte ndarë pak para se të futej në “Big Brother VIP”.

Kështu, trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix vazhdon edhe tash të jetë shumë prezent me lajme nëpër mediat rozë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lojtarët rusë dhe bjellorusë, që nuk do të lejohen të marrin pjesë në Wimbledon

Story i radhës

SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Të fundit nga

ShkoLartë