Apple iPhone 14 është vetëm dy muaj larg dhe rrjedhjet e informacionit kanë konfirmuar shumë gjëra nga kapaciteti i baterisë tek rritja potenciale e çmimeve.
Por një detaj surprizues është një emër i ri. Në Shtator Apple pritet të prezantojë një version me kosto të përballueshme të iPhone 14 Pro Max që raportohet se do të ishte iPhone 14 Max.
Por informacionet nga zinxhiri i furnizimit zbulojnë se telefoni i ri do të quhet në fakt iPhone 14 Plus. Jo vetëm që risjell brandimin e vjetër të Apple por edhe shërben si një diferencim më i madh mes dy modeleve 6.7-inç.
Përtej përdorimi i termit “Max” nënkupton se telefoni duhet të ketë më të mirën e çdo gjëje. Ndërsa termi “Plus” nënkupton diçka më tepër.
Brendimet e fundit të Apple tregojnë dëshirën e kompanisë për të rezervuar termin Max vetëm për harduerët Premium.
Jo rrallë herë brendimi i Apple është kritikuar për konfuzionin e shkaktuar. Të shesësh një iPhone 14 Max që është më i lirë dhe ngadaltë se iPhone 14 Pro (pa përmendur fare iPhone 14 Pro Max) nuk është diçka e pranueshme nga standardet e vendosura nga industria. /PCWorld Albanian