​Një i vrarë e dy të plagosur në Prishtinë, njëri nga të plagosurit është Sekiraqa

min lexim

Pesë persona në gjendje të rëndë pas gjuajtjeve me armë në Prishtinë


Pesë persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri që ndodhën sonte në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Gjendja shëndetësore e tyre është e rëndë.

Kështu ka deklaruar për Tëvë1, mjeku kujdestar Avdush Bajgora.

Bajgora tha se ata janë duke u trajtuar me urgjencë.

Ndërkohë, nga burime jozyrtare thuhet se nga gjuajtjet me armë ka mbetur i vdekur një person.

Tragjike: Vdes njëri nga të plagosurit pas të shtënave në Prishtinë


Disa të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.

Mësohet se si pasojë e të shtënave një person ka vdekur. 

Sinjali mëson se i trupi i të vrarit ka mbetur mbi një kallash.

Ende nuk dihet nëse viktima e ka përdorur atë, por ajo që dihet është se trupi të vrarit ka mbetur i shtrirë mbi kallash.

Dyshohet se edhe tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, derisa ende s’ka njoftim zyrtar mbi këtë rast.Siç mëson Gazeta Sinjali, Policia e ka ndjekë një motor në të cilin dyshohet se kanë qenë personat e dyshuar, por të njëjtit kanë arritur të ikin.

Tashmë Policia ka aktivizuar Unazën e Çeliktë, ku si rezultat janë shtuar pika kontrolli në lokacione të ndryshme, me qëllim që të bien në gjurmët e të dyshuarve.

Salih Sekiraqa njëri nga të plagosurit në rastin që përfundoi tragjikisht sonte në Prishtinë


Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë zjarri në lagjën Aktash. Një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në një konflikt që eskaloi dhë përfundoi tragjikisht.

Siç mëson sinjali, bazuar në informacionet e para, njëri nga të plagosurit është edhe Salih Sekiraqa, i cili tashmë është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë – të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.

Këto informacione pritet të konfirmohen më tutje pasi të ndërmërren veprimet e nevojshme nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Story i mëparshëm

Tradhti në Dubai: Gruaja e “shokuar” me arsyetimin e burrit që e zuri në “flagrancë” me një kolege shumë më të re se ajo

Story i radhës

Pasi e la Tiranën në zhul, Veliaj “ndërgjegjësohet” për gjendjen katastrofale me plehrat dhe pisllëkun, dhe pastrimi do bëhet me kompaninë “famëzezë”

Të fundit nga